“Modestia dhe ndërgjegjja në punë çmohen e shpërblehen vetëm nëpër romane.”

“Në epokën e prakticitetit duhet të jesh romantik!”

“Kurrë nuk bëhesh dot qesharak në sytë e një femre, në qoftë se bën diçka për hatër të saj… Vetëm një gjë mos bëj; mos u trego praktik. Mos u trego i arsyeshëm!”

“Kush është vetëm, atë s’ka kush ta braktisë.”

“Dashuria kërkon pak naivitet. Naiviteti është dhuratë e perëndisë, po e humbe, s’e gjen më kurrë… Vetëm njerëzit ziliqarë e quajnë budallallëk. Naiviteti nuk është cen por talent. “

“Vetëm ai që është budalla, del i fituar në jetë, kurse ai tjetri sheh shumë e shumë pengesa dhe e humbet sigurinë pa filluar ende mirë.”

“Kurrë mos kërko të dish shumë… Sa më pak të dijë njeriu, aq më lehtë rron. Dija të bën të lirë, por fatkeq.”

“Në kohëra të vështira naiviteti është gjëja më e vyer, një mantel magjik që i fsheh rreziqet, në të cilat ai që është tepër i zgjuar futet qorrazi kokë e këmbë brenda.”

“Mjeti më i mirë kundër ligjit është të jesh i pacipë.”

“Natën natyra ka qejf të rrijë vetëm. Nata është protesta kundër zgjebes së qytetërimit.”

“Një fund mund të jetë i mirë vetëm atëherë kur më parë gjithçka ka qenë e keqe. Prandaj një fund i keq është shumë më i mirë.”

“Vetëm ai i cili mbetej vazhdimisht i vetmuar e njihte lumturinë që të falte të qenit bashkë.”

“Dashuria e vërtetë s’i duron njerëzit e huaj.”

“Një idealist i vërtetë synon paranë. Paraja është liria e stampuar në kartëmonedhë… Paraja nxit idealet, dashuria materializmin.”

“Burri bëhet i babëzitur pas parasë vetëm për shkak të dëshirave të grave. Po të mos kishte gra, s’do të kishte as para dhe burrat do të ishin një gjini heronjsh.”

“I sëmuri për vdekje mund të jetojë më gjatë se i shëndoshi.”

“Sa më tepër që të dinë njerëzit për njëri-tjetrin, aq më shumë keqkuptohen. Dhe sa më shumë që njihen me shoqi-shoqin, aq më të huaj bëhen.”

“Njeriun e humbet vetëm atëherë kur ka vdekur.”

“Vetëm ai që s’është i lumtur, e di ç’është lumturia. I lumturi është një manekin i ndjenjës së jetës. Ai bën vetëm paradën e modës, por nuk e zotëron. Drita nuk shkëlqen në dritë; ajo shkëlqen në errësirë.”

“Mëshira është malli më i pavlefshëm që ekziston në botë… Është faqja e pasme e gëzimit të lig që ndien njeriu për fatkeqësinë e tjetrit.”

“Morali është një shpikje e njerëzve dhe jo një përfundim i nxjerrë nga përvoja e jetës.”

“Njerëzit janë helm shumë më i rrezikshëm sesa alkooli e duhani.”

“Njerëzit duhet të vdesin vetëm atëherë kur janë vetëm. Ose kur urrehen… por jo kur dashurohen.”

“Hollësitë janë të mrekullueshme, por tërësia s’ka kuptim.”
– Erich Maria Remarque“Tre shokë”

Përgatiti: Muhamet Rexhaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu