Ka disa nga parashikimet e Stephen Hawking që askush prej nesh nuk dëshiron ti shohë – nga apokalipsi deri tek alienët.

Disa teori konspirative janë vendosur në qendër të shumë deklaratave të Stephen Hawking. Shumë prej tyre ishin vërejtur vetëm në kohën para vdekjes së tij në 2018, por ato me siguri na kanë bërë të flasim! Parashikimet e Hawking morën një mori formash të ndryshme.

Të tilla si “nuk kishte një errësirë të tillë të pafund në vrimat e zeza dhe se drita mund, në të vërtetë, të shpëtonte në horizontin e ngjarjeve” – duke dëshmuar se i lartëson plotësisht psikikat. Ai gjithashtu kishte thënë se bota do të pushtohej nga të huajt – para se të shkatërrohej krejt. Në qoftë se, natyrisht, nëse Inteligjenca Artificiale do të ishte e zhvilluar aq sa duhet për ta shpëtuar atë!

Dëshironi të dini më shumë?

Parashikimet e Stephen Hawking dhe ndikimi i tyre tek njerëzimi

Hawking ishte një shkencëtar me famë botërore që i kushtoi jetën e tij fizikës dhe teorive tokësore. Hawking shpjegon se çfarë ndodhi në Big Bang në një teori të propozuar pak më shumë se një javë para vdekjes së tij. Kjo vepra e tij e fundit ishte pranuar nga revista “Fizika e energjisë së lartë”. Kjo do të formësonte mundësinë e universeve të shumëfishta që ekzistojnë pikërisht pranë universit tonë.

Ndjeheni të frikësuar? Epo, këtu janë 3 parashikime më të mërzitshme nga Stephen Hawking që mund t’ju bëjnë të vraponi drejt maleve.

  1. E vërteta e alienëve

Ky është njëri nga shumë parashikimet e Hawkingut që është goxha i çuditshëm. Por, rreziku i alienëve që afrohen dhe bashkëveprojnë me njerëzit ishte një nga shqetësimet e zakonshme të Hawkingut. Ai ishte i magjepsur nga jeta jashtëtokësore.

Dokumentari i 2010 i Stephen Hawking, “Into the Univers”, shpjegon bindjet e tij. Hawking besonte se nëse alienët janë mjaft të përparuar për të arritur tek ne, ata ndoshta mund të jenë armiqësorë.

Megjithatë, bashkëmoshatarët e Hawking nuk ndajnë pikëpamjet e njejta me të. Ata argumentojnë se udhëtimi hapësinor ndër yjor vetëm është vërtet i vështirë për tu bërë. Gjithashtu, bashkëmoshatarët e tij besojnë se çdo sinjal i dërguar, për aq kohë sa edhe transmetimet në radio gjithashtu kanë rrjedhur nga planeti ynë, ato do të ishin dëgjuar nga dikush dhe do ishin përgjigjur deri tani. Pra, padyshim, a nuk do të na kishin gjetur deri tani ata?

Pra, mbase ne lirisht mund të mbajm qëndrim të kundërt ndaj këtij parashikimi, edhe pse vetë Hawking e kundërshton me forcë atë!

  1. Inteligjenca Artificiale

Përderisa Inteligjenca Artificiale po përshkon më shumë jetën tonë të përditshme, është e qartë të shihet se si ajo mund të sjellë një ndikim. Sidoqoftë, përderisa shumë prej nesh janë të zënë me përqafimin e teknologjisë, një nga shumë parashikimet e tjera të Stephen Hawking bazohet në frikën e përgjithshme të dominimit të një roboti. Shqetësimi i tij specifike ishte mundësia shumë e veçantë e fuqisë potenciale të teknologjisë moderne të përparimit.

Hawking bëri një koment të mrekullueshëm në lidhje me inteligjencën artificiale, duke thënë se ajo thjesht mund të dominojë. Ai mendon se teknologjia është nënvlerësuar shumë. Edhe pse Hawking mendon se Inteligjenca Artificiale është një kërcënim për njerëzimin, ai nuk ka ndonjë plan kohor për këtë fatkeqësi.

Sidoqoftë, Hawking mendon se do të ishte e thjeshtë që teknologjia të funksionojë vetëm dhe madje edhe të shpik veten kur të jetë e nevojshme, duke e bërë atë pastaj edhe më të shpejtë dhe më inteligjente.

Duket se Hawking ishte i ndarë mes përfitimeve dhe pengesave në teknologjinë e Inteligjencës Artificiale. Këtu janë disa nga citatet e tij që tregojnë ndjenjat dhe besimet e tij të vërteta për përparime të tilla:

“Nuk do të kalojë shumë kohë përpara se njerëzit, me evolucionin e tyre të ngadaltë biologjik, nuk do të mund të konkurrojnë më dhe do të zhduken,” kishte thënë ai.

“Janë të mëdha benefitet poteciale nga krijimi i inteligjencës. Secili aspekt i jetës sonë do të transformohej.”

Këto fjalë Hwking i kishte thënë në një intevistë për “The Guardian”

Pastaj në “Reddit”, Hawking na paralajmëroi se kush do të përfitonte më shumë gjatë këtij përparimi:

“Nëse makinat prodhojnë gjithçka që na nevojitet, rezultati do të varet nga mënyra se si shpërndahen gjërat,” tha ai. “Deri më tani, tendenca duket se është drejt … teknologjisë që drejton pabarazinë gjithnjë në rritje.”

  1. A është ky fundi i botës?

Parashikimi tjetër nga Hawking ka të bëjë me goditjen e asteroidit. Nëse gjëra të tjera nuk arrijnë të na vrasin të gjithëve, atëherë ndoshta një asteroid do ta bëjë këtë.

Arsyeja kryesore e tij është se janë bërë shumë njerëz në tokë dhe diçka duhet të balancojë situatën. Hawking ishte më shumë se i vetëdijshëm se sa keq po i shterrojmë të gjitha burimet tona natyrore.

Është alarmante. Dhe ka edhe çështje të tjera, duke përfshirë zhdukjet e kafshëve, shkrirjen e akullit, ngritjen e temperaturës dhe shpyllëzimin. Të gjitha këto gjëra mund të rrisin temperaturën e tokës në 460 ° C (860 ° F) Kjo ka të bëjë me ngrohtësinë e planetit Venus. Kjo mund të ndodh nëse nuk i ndalojmë emetimet e gazit.

Prandaj, teoria e Hawkingut thotë se ekziston një rrezik i rëndë i vetë-shkatërrimit për shkak të shkatërrimit të mjedisit tonë dhe ndryshimit të klimës. Ai mendon se është kjo që do të jetë rënia jonë dhe mund të shkaktojë fundin e botës./filozofia.al

Learning Mind
Në shqip nga filozofia.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu